“Qytetar nderi” e autor i disa librave, profili i 78-vjeçarit që vrau shokun në azil
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në një azil privat në kryeqytet, ku 78-vjeçari Zyhdi Shehi qëlloi për vdekje me bastun shokun e dhomës, 82-vjeçarin, Virxhil Veshi.
78-vjeçari kishte 1 vit që ndodhej në azil, pas problemeve që ai kishte shfaqur me sklerozën. Ndërkohë që viktima ndodhej në azilin privat në zonën e qytet “Studentit” që prej 4 vitesh.
Euronews Albania mëson se autori është një historian i njohur i cili është shpallur dhe “Qytetar nderi” në qytetin e Kavajës.
Gjithashtu ai është edhe autor i disa librave të historisë.

Shehu ka lindur më 11 dhjetor 1946 në fshatin Bago të Kavajës. Ai është diplomuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për gjuhë-letërsi. Më pas, ka mbaruar me korrespondencë Fakultetin Filologjik të Tiranës për gjuhe-letersi.
Pas një periudhe pune si mësues, nëë vitin 1982 nisi punën në Muzeun Historik të Kavajës. Në vitin 1996, pas botimeve të artikujve të shumtë në fushën e historisë dhe etnografisë së zonës, del me librin e parë, monografinë kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga.
Më pas, në vitin 2000 shkroi monografine Andrea Ekonomi, “Mësues i Popullit”, “Kavaja, figura të shquara historike” në vitin 2005, “Indrit Cara”, në 2007, “Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka e Diplomati Stavro Stavri”. Për merita në pune i është dektretuar në vitin 1990 medalja “Naim Frashëri”.
Si ndodhi ngjarja?
Dy të moshuarit janë konfliktuar me njërin tjetrin për krevatin.
“Pse më ke zenë krevatin”- mësohet t’i ketë thenë Shehi 82-vjeçarit, përpara se ta qëllonte për vdekje me një bastun.
Ai e qëlloi disa herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke e lënë 82-vjeçarin të vdekur në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë