Qytetarët e Tiranës e shohin Erion Veliajn si një lider të fortë
Thuajse gjysma e qytetarëve të Tiranës (44,3%) mendojnë se kryebashkiaku Erion Veliaj është një lider i fortë. Po aq kryeqytetas (42,3%) mendojnë se Veliaj është politikan i ditur.
Më pak se një në pesë (17,5%) qytetarë në Tiranë besojnë se Veliaj është i ndershëm. Thuajse aq janë edhe tiranasit që mendojnë se kryetari i bashkisë së tyre përkujdeset për njerëz si ta (18,3%) apo që i kthen fjalët në vepra (22,1%).

Mes atyre që kanë drejtuar bashkinë e Tiranës në 20 vitet e fundit, qytetarët preferojnë më shumë kryeministrin Rama (30,8%) e më pas kryebashkiakun aktual Erion Veliaj (25,3%). Vetëm 5% e qytetarëve të Tiranës mendojnë se kryebashkiaku më i mirë në dy dekadat e fundit ka qenë Lulzim Basha.

Dy në pesë qytetarë të Tiranës (40,5%) do donin ta shihnin përsëri kandidat të partisë Socialiste për bashkinë, kryebashkiakun Erion Veliaj.


Mes atyre që në zgjedhjet e vitit 2021 votuan Partinë Socialiste, Veliaj merr mbështetje dërrmuese për të rikandiduar për bashkinë Tiranë pas një viti.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në datat 15-25 Mars në nivel lokal të bashkisë Tiranë, me 1000 intervista ballë për ballë në familje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta