Qytetarët mendojnë se përgjegjësia për korrupsionin është në nivelin e lartë!

8 Dhjetor 2023 | 21:24

Në gjetjet e fundit të Barometrit në Euronews Albania në një grupim pyetjesh drejtuar qytetarëve, për të kuptuar sjelljen e tyre ndaj korrupsionit, në analizën e të dhënave rezulton se, ata e shohin përgjegjësinë në nivelet e larta dhe e shohin veten të shkëputur e të pafuqishëm për të ndryshuar këtë fenomen.

Përshembull kur pyeten; Sa dakord jeni me shprehjet e mëposhtme:

1-“Politikanët mbrojnë interesat e të pasurve dhe jo të popullit”- dakordësia kap shifrën e 83.6%.

2-“Të gjithë politikanët korruptohen kur janë në pushtet”- dakordësia shkon në nivelin e 73.1%.

Në këto përgjigje duket qartë perceptimi që ata kanë për përgjegjësinë e korrupsionit, duke përforcuar se ajo është në nivelet e larta të politikës dhe administratës.

Nëse e krahasojmë përqindjen e dakordësisë së tyre me të tjera shprehje të një natyre tjetër, analiza tregon qartë se ata e shohin veten të shkëputur nga korrupsioni dhe përgjegjësia për të, por edhe të pafuqishëm për të pasur një rol në këtë fenomen.

Përshembull:

Kur pyeten sa dakord jeni me shprehjet:

  1. “Unë personalisht po të kisha pushtet do të përfitoja për veten time”, dakordësia me këtë shprehje është në nivel të ulët, atë të 13%.
  2. “Nëse nuk të ofrohen shërbime ja vlen të paguhet rryshfet”, dakordësia e tyre është po e ulët me 14%.
  3. “Nëse do shërbim më të shpejtë ja vlen të paguash rryshfet”, dakordësia vazhdon të mbetet e ulët me 15%.

Po kështu një tjetër gjetje në analizën e këtij grupi të dhënash rezulton se ata nuk shohin dallim mes sjelljes së korrupsionit kur në pushtet është njëra apo tjetra palë, për ta, sjellja është njësoj.

Përshembull:

Kur pyeten sa dakord jeni me shprehjet :

1- Kur është PS në pushtet, korrupsioni rritet ndjeshëm dhe 2- Kur është në pushtet PD korrupsioni rritet ndjeshëm, përqindjet e dakordësisë janë pak a shumë në të njëjtat nivele 48.4% dhe 51.3%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025