English

Qytetarët nga Kosova dyfishojnë prenotimet për pushime në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Saranda tashme është një nga destinacionet më të pëlqyera të qytetarëve kosovarë në rivierën shqiptare, sidomos nga rinia.

- Advertisement -

E pikërisht Saranda me drejtuesit e saj lokalë e me përfaqësues biznesesh prezantuan ofertën turistike për këtë sezon në Prishtinë.

Kryetari i këtij qyteti, Adrian Gurma, duke i falënderuar pushuesit kosovarë që e mbajtën gjallë turizmin e Sarandës edhe në kohë COVID-i, i ftoi ata të pushojnë në Sarandë.

“Në momentet më të vështira që Saranda dhe gjithë turizmi shqiptar kaloi në pandemi ishin ata që i dhanë frymëmarrje këtij turizmi”, tha Gurma.

Ai tregoi se qyteti është gati për të mirëpritur sezonin e ri turistik.

“Është shumë i rëndësishëm angazhimi maksimal i bizneseve dhe strukturave të pushtetit lokal, në mënyrë që oferta turistike të jetë e përmirësuar kryesisht në cilësi, por edhe e zgjatur në kohë”, u shpreh kryebashkiaku i Sarandës.

Drejtuesit e institucioneve të rëndësishme në Kosovë, kërkuan nga qytetarët e Sarandës që të shkëmbejnë eksperiencat duke vizituar Kosovën.

Se Saranda po bëhet atraktive për pushuesit nga Kosova e thotë edhe kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishja, njëkohësisht pronar i një agjencie turistike.

“Saranda është një prej destinacioneve më të kërkuara, sidomos nga rinia. Kërkesat janë të mëdha dhe pritet një rritje me 20-30 % e kërkesës së shqiptarëve të Kosovës për të kaluar pushimet në Sarandë”, tregon Kurtishja.

Përveç pushuesve sezonalë, Saranda është bërë edhe shtëpia e dytë për shumë kosovarë të cilët kanë vendosur të blejnë prona për të jetuar buzë detit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?