Qytetarët tregojnë pasojat e infektimit me COVID-19
COVID-19 nuk është vetëm një emergjencë shëndetësore në momentin e infektimit. Është një sëmundje që po lë pasoja afatgjata tek pacientët që prek më rëndë.
Probleme me kujtesën dhe lodhje e vazhdueshme janë këto shenjat që la pas COVID-19 në organizmin e 71-vjeçarit, Rexhep Ndreu.
Edhe pse ka 11 muaj që e ka kaluar sëmundjen, sërish pasojat ndjehen.
“Kam momente që kam probleme me kujtesën, lodhje të përgjithshme”, u shpreh ai.
Që prej momentit të infektimit, i moshuari vijon kontrollet rregullisht për të mbajtur të normalizuara parametrat shëndetësore
“I bëj analizat rregullisht për të parë se në çfarë gjendje jam pas COVID-19”, tha ai.
Kujdesi nga ana e tij nuk mungon në asnjë moment, pasi i trembet një ri-infektimi.
“Maska e përdor gjithmonë. Nëse infektohem prapë është e frikshme për jetën”, u shpreh i moshuari.
Disa qytetarë që e kanë kaluar COVID- 19, na tregojnë mbi pasojat që ka lënë ky virus në shëndetin e tyre.
“Më duket sikur më ka prekur pak nga ana e kujtesës”, tha një tjetër qytetar.
“Më ka ngelur ajo lodhja e trupit”, u shpreh një vajzë e re.
Pasojat në shëndetin e popullsisë, do të jenë emergjenca e dytë botërore pasi ky virus të largohet.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh