Qyteti antik Antigonea, pikë e preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj
Qyteti antik i Antigonesë, në këto ditë vere është kthyer në një pikë të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj. Ata e përfshijnë qytetin e lashtë, në guidat e gupeve të organizuara por edhe atyre individuale, në Jug të vendit. Falë pasurisë historike dhe arkeologjike që mbart.
Antigonea antike vazhdon të tërheqë gjithmonë e më shumë kërshërinë e vizitorëve. Përgjatë sezonit veror ky sit arkeologjik është vizituar nga rreth 2 mijë turistë ndërkohë që për këtë vit kemi një dyfishim të numrit të turistëve krahasuar me 2022-shin
“Viti 2023 dallon nga vitet e mëparshme edhe për numrin e vizitorëve por edhë për përfshirjen sa më të gjerë të vizitorëve vendas dhe të huaj sidomos nga vendet e Europës Qëndrore, të cilët kanë qenë shumë të interesuar për formën, ndërtimin, pozicionin gjeografik, për faunën dhe florën që ekziston sot në Antigone. Siç dihet Antigoneja ndodhet në një pikë dominante të Luginës së Drinos dhe si e tillë ka ngjallur kërshërinë e vizitueshmërisë jo vetëm për ndërtimin e saj si qytet, për historinë por edhe për natyrën e bukur” , pohon Shkëlqim Guçe, Drejtor i Parkut Arkeologjik Antigone-Adrianopol
Krahas vlerave historike, arkeologjike dhe kulturore të sitit arkeologjik guidat turistike në Antigone ndërthuren më resurset natyrore, monumentet e trashëgimisë kulturore të zonës së Lunxhëris dhe më gjerë.
“Ne ju kemi krijuar atyre kushtet nëpërmjet edhe promovimit të vlerave historike dhe kulturore jo vetëm, të qytetit antik të Antigonesë, por edhe rrethinave të saj, të cilat ofrojnë histori dhe kulturë të rrallë siç është zona e Lunxhërisë, pjesa tjetër e Libohovës, dhe e fushës së Dropullit apo e qytetit antik të Adrianopolit dhe pjesën tjetër të luginës duke nisur nga kalaja e Kardhiqit, kalaja e Palokastrës dhe më tej pra janë shumë destinacione turistike dhe historike, të cilat rrethojnë Antigonenë”,-shprehet drejtori Guçe
Qyteti arkeologjik i Antigonesë ngrihet mbi kodrën e Jermës, në krahun e djathtë të rrjedhës së mesme të lumit Drino, në jugperëndim të fshatit Saraqinishtë, në Gjirokastër. Gërmimet arkeologjike tregojnë se Antigoneja u formua si një qendër e madhe dhe e rëndësishme ekonomike, shoqërore, kulturore dhe politike që në fillim të shek. III p.e.s. Në një kohë që përputhet me periudhën e fuqizimit më të madh politik të shteteve të Epirit.
Ajo vazhdoi jetën e saj gjatë gjithë shek. III dhe pati një veprimtari prodhuese intensive sidomos nga fundi i këtij shekulli dhe fillimi i shek II p.e.s. Të dhënat e përfituara nga gërmimet treguan se një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të qytetit kanë luajtur zejtaria dhe tregtia.
Në shtresën kulturore që mbulon banesat e zbuluara dallohen qartë gjurmët e një shkatërrimi të shkaktuar nga një zjarr i fuqishëm. Ky shkatërrim duhet të ketë ndodhur në vitin 167 p.e.s, kur konsulli romak Pal Emili dogji dhe rrafshoi për tokë 70 qytete të Epirit çka shënoi edhe rrënimin e plotë të Antigonesë antike.
LEXONI GJTIHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta