Srebrenica e re, viktimat e agresionit rus në rrugët e qytetit Bucha

3 Prill 2022 | 12:29

Bucha ishte një pikturë e zonave të përgjumura në veri-perëndim të kryeqytetit ukrainas, derisa ndodhi pushtimi rus.

Një muaj beteja të ashpra në këtë qytet, por edhe në Irpin, parandaluan që trupat ruse të hynin në Kiev, që ndodhet 25 km larg. Tani, ushtria ukrainase ka rimarrë nën kontroll qytetin.

Shumë trupa civilësh u gjetën të shtrirë në rrugë teksa trupat vendase patrullonin rrugët. Kuformat ndodheshin në distancë të afërt nga zona e banuar në veri-perëndim të qytetit. Njëri prej tyre i kishte duart të lidhura.

Ndërkohë, presidenti Zelenski deklaroi se lufta ka hyrë në një fazë kritike teksa ushtria ruse duket se po tërhiqet në disa fronte dhe kundërsulmet e trupave ukrainase çuan në çlirimin e disa rajoneve.

“Arkitektura e sigurisë globale dështoi. Paqja për ne nuk do të jetë pasojë e ndonjë vendimi të marrë nga armiku në Moskë. Nuk duhet të bazohemi tek shpresat boshe se ata do të largohen nga toka jonë. Ne duhet të luftojmë për paqen. Mund ta sigurojmë atë në betejë dhe njëkohësisht në negociata”, tha Zelenski.

Të paktën 13 autoblinda ruse përreth fshatit Dimitrivka, 5 kilometra në jug-perëndim të Irpinit, janë shkatërruar dhe braktisur.

Ndërkohë, një seri shpërthimesh tronditën qytetin Enerhodar, në afërsi të impiantit bërthamor në Zaporizhia.

Si qyteti dhe impianti, që gjeneron një të pestën e elektricitetit në Ukrainë dhe është ndër më të mëdhenjtë në Evropë, kanë qenë nën kontrollin e rusëve që prej 4 marsit, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”.

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov publikoi të shtunën pamje të vullnetarëve që shkonin në Ukrainë, si dhe të një njësie që sipas tij vepron në Mariupol.

Në një video të dytë, Kadyrov i cilësoi njerëzit e tij si luftëtarë të guximshëm, teksa ata sulmonin një fabrikë në qytetin e rrafshuar nga lufta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024