“Qyteti i së ardhmes”, nxënësit shfaqin vizionin e tyre për qytetin e Durrësit

21 Maj 2026 | 18:51

“Qyteti i së ardhmes” është stacionuar paraditen e kësaj të marte përpara bashkisë së Durrësit, ku nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka” prezantuan projektet dhe idetë e tyre për një qytet më të gjelbër, smart dhe më njerëzor.

Përmes maketeve të realizuara nga vetë ata, fëmijët sollën ide kreative për biblioteka moderne, parqe, lulishte dhe hapësira publike më funksionale për komunitetin.

“Ne këtu kemi bërë një bibliotekë të së ardhmes, pa mure që mund të tregojë rrezet e diellit dhe një lulishte që të ulen njerëzit dhe të lexojnë libra”, janë shprehur nxënësit.

Nxënësit tregojnë se gjatë punës për realizimin e projekteve kanë mësuar më shumë për bashkëpunimin dhe rëndësinë e librit në jetën e përditshme.

 “Ne kemi bërë projektin e bibliotekës të së ardhmes. Gjatë punës mësuam të bashkëpunojmë dhe të kuptojmë se sa i rëndësishëm është libri”, kanë vijuar ata.

Punimet e nxënësve tërhoqën vëmendjen edhe të turistëve të huaj që vizituan ekspozitën e improvizuar përpara bashkisë së Durrësit.

“Është bukur të shohësh këto punime të nxënësve që kanë në qendër natyrën. Unë vij nga Finlanda dhe kam qenë edhe para 5 vitesh në Durrës. Nuk shoh që qyteti të ketë ndryshuar shumë, por ka më shumë njerëz krahasuar me 5 vjet më parë”, u shpreh një turist nga Finlanda.

Drejtoresha e shkollës “Jusuf Puka”, Blerta Maliqati , tha se projekti është realizuar si një punë ndërdisiplinore, ku nxënësit kanë reflektuar mbi mënyrën se si e imagjinojnë qytetin e së ardhmes.

Tema e këtij viti ka qenë interesante, pra qyteti i tyre i së ardhmes i parë nga këndvështrimi i fëmijëve. Shohim që qyteti i së ardhmes mendohet të jetë i gjelbër, një qytet me më shumë parqe dhe lulishte, me kënde lojërash. Si duket këto janë ato që i mungojnë fëmijëve sot”, është shprehur ajo.

Aktiviteti tregoi se kur imagjinata e fëmijëve bashkohet me dijen dhe kreativitetin, marrin jetë ide që synojnë një të ardhme më të mirë për qytetin dhe komunitetin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme...
14:37 | 13/07/2026

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë. Ndër...
13:40 | 13/07/2026