Ra në kontakt me rrymën elektrike ndërsa punonte, 56-vjeçari humb jetën në spital

9 Nëntor 2024 | 20:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë. Një 56-vjeçar ka humbur jetën në spital pasi teksa punonte ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas informacioneve të ardhura nga policia personi me inicialet H.D, ishte punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë disa metra larg vendit ku kryente shërbimin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026

Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin kombëtar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Mësohet se,...
10:21 | 28/07/2026

104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në Twitter një histori që dëshmon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ndër breza. Përmes një postimi, diplomatët amerikanë kanë vënë...
10:16 | 28/07/2026