Ra në lumë teksa po peshkonte, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit

1 Qershor 2023 | 09:30

Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e 22-vjeçarit i cili u mbyt pasi ra aksidentalisht në rrjedhën e lumit Mat.

I riu ishte duke peshkuar me shokët e tij në lumë, kur aksidentalisht ra në rrjedhën e lumit. 22-vjeçari nuk mundi dot të dilte i gjallë, duke humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Pas kërkimeve prej disa orësh në lumin Mat, nga shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të shtetasit V. N., 22 vjeç, banues në Milot, i cili ditën e djeshme dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumë, gjatë kohës që po peshkonte me shokët e tij”, njofton policia.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme...
14:37 | 13/07/2026

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë. Ndër...
13:40 | 13/07/2026