Radhë të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

6 Janar 2025 | 08:14

Kosovarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare edhe këtë mëngjes, po përballen me pritje të gjata.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata paraqitet më e ngarkuar në pikën kufitare në Merdar, ku pritjet për automjete arrijnë nga 100 deri në 120 minuta në dalje.

Gjithashtu, aty është regjistruar një radhë e gjatë prej 1 kilometër.

Ndërkohë, pika të tjera si Dheu i Bardhë kanë pritje deri në 20 minuta për dalje dhe një kolonë prej 80 metrash.

Në pikat si Hani i Elezit, Jarinje, Vërmicë, dhe të tjera, pritjet janë minimale duke u kufizuar nga 3 deri në 5 minuta, si për automjetet ashtu edhe për kamionët.

Udhëtarët këshillohen të monitorojnë përditësimet e situatës në kufi për të shmangur vonesat e gjata.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”

Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) për “presion, diskriminim apo...
08:47 | 18/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka bërë me dije se i ka dërguar një...
08:19 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026