‘Raketat në Kiev u lëshuan nga Moska’, Putin: Kundërpërgjigje ndaj sulmit terrorist

10 Tetor 2022 | 14:58

Vladimir Putin ka hequr të gjitha dyshimet nëse bombardimet në qytetet ukrainase kishin për autor Moskën.

E në fakt, kjo ishte kundërpërgjigja ruse ndaj sulmit në urën e Kerçit, e cila ndodhi dy ditë më parë, një veprim që është cilësuar nga Putin  si akt terrorist.

Këtë të hënë pas takimit me Këshillin e Sigurimit, shefi i kremlinit bëri një deklaratë.

“Regjimi i Kievit, me veprimet e tij, në fakt e ka vënë veten në të njëjtin nivel me formacionet terroriste ndërkombëtare, me grupet më të urryera. Lënia e krimeve të këtij lloji pa përgjigje është thjesht e pamundur.

Sot në mëngjes, me udhëzimin  e Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas planit të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, u krye një goditje masive me armë precize: objekte me rreze të gjatë ajrore, detare dhe tokësore për energjinë, komandën ushtarake dhe komunikimet e Ukrainës. Nëse sulmet terroriste vazhdojnë në territorin tonë, përgjigjet nga Rusia do të jenë të ashpra”, theksoi ai.

Putin shtoi se shkalla e përgjigjes do të korrespondojë me nivelin e kërcënimeve të paraqitura nga Federata Ruse. Ura e Kerçit ka një vlerë të lartë simbolike dhe strategjike për Moskën, pasi lidh gadishullin ukrainas të aneksuar të Krimesë me Rusinë kontinentale.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor

Qeveria franceze vlerëson se 2,025 vdekje iu shtuan statistikave të zakonshme gjatë valës së të nxehtit të qershorit në vend, tha të premten Ministri i...
09:20 | 03/07/2026

Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)

Një zjarr i madh në pyll pranë qytetit francez të Perpignanit sot çoi në evakuimin e kampeve në Caen-en-Roussillon dhe Sainte-Marie-la-Mer, dhe më shumë se...
07:44 | 03/07/2026

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin...
22:25 | 02/07/2026