Rama: 15 milionë euro ekstra për pacientët me kancer

8 Nëntor 2025 | 11:39

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë një lajm në lidhje me sëmundjen e kancer, duke thënë se do të jenë 15 milion euro ekstra në buxhetin e shtetit në shërbim të pacientëve të Onkologjikut.

“Duke u ndalur te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. Për herë të parë hapim një linjë financimi nga buxheti i shtetit vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut. Shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë dhe falas,” tha ai.

Rama tha se Ministrja e Shëndetësisë është shpallur ndër 100 gratë më influente në mjekësinë botërore për çështje në kancer dhe do të udhëheqë projektin kombëtar për ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve për Shqipërinë 2030, një institucion i ri ekselence që do t’i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin.

 

Po ashtu kryeministri Rama dha lajmin se do të ketë rritje të tjera page për punonjësit e shëndetësisë.

“4,600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si dhe 14,200 teknikë dhe laborantë do të përfitojnë një rritje të re pagash, që është një mesazh i qartë për gjeneratën e re të bluzave të bardha se në Shqipëri qendrohet dhe punohet me dinjitet. Shqipëria 2030 do të bëhet vendi ku ikja do të jetë thjesht zgjedhje individuale, jo imponim nga pamundësia për të qëndruar dhe punuar këtu,” tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026