Përfundon pas 10 orësh marrja në pyetje e Ramës për inceneratorët
Marrja në pyetje Kryeministrit, Edi Rama në Komisionit parlamentar Hetimor për inceneratorët është mbyllur pas rreth 10 orë.
Në përfundim të mbledhjes, Rama debatoi me kryetaren e komisionit, Jorida Tabaku duke i cilësuar akuzat për vjedhjen e 430 milionë eurove si “turp aritmetik”.
Rama deklaroi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se janë paguar nga buxheti i shtetit 55.3 mln euro për ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve dhe jo aq sa pretendon opozita.
“Buxheti i shtetit ka paguar 30.6 mln për Elbasanit, ka pasur 24.7 për Fierin. Bëjnë 55.3 mln dhe këtu mbaron puna e buxhetit për këto investime. Ku janë këto 100 mln për Tiranën, ku janë dokumentet? Duhet të kemi të njëjtat fakte”, u shpreh ai.
Rama nënvizoi se nuk është e vërtetë shifra prej 100 mln euro, por është një fantazi e kryetares së Komisionit Hetimor.
“Një nga arsyet pse kam ndjekur këtë komision me shumë interes, është të gjejmë se ku janë, nga kanë dalë ato 430 mln euro. Këto 100 mln euro të paguara nga shteti është një fantazi e huaja”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, nis dita e dytë! Liderët botërorë diskutojnë nga lufta në Iran deri te ajo në Ukrainë! Rama takim me Rutte dhe Erdogan
I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)
Rama reagon sërish pë 4 mln euro që qeveria dha për koncertin e Kaney West: E bëmë që mos të turpërojmë Shqipërinë
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 13:25 Belgjika arrin në çerekfinale, por Kupa e Botës ka mbaruar për mesfushorin Onana
- 13:15 Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit
- 13:13 A mund ta ndërpresë Trump në mënyrë të njëanshme tregtinë me Spanjën?
- 13:10 Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia