Rama apo Veliaj, kush e drejton Tiranën? Kryebashkiaku: E imja 29 herë më e madhe…
Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha në një intervistë në emisionin Review në Euronews Albania se për të është priviliegj dhe jo kompleks interesi i shtuar që kryeministri Edi Rama ka për Tiranën.
Sipas Veliajt, ky interesim i Ramës vjen edhe nga lidhja e tij si ish-kryebashkiak, ndërsa shtoi se marrëdhënia speciale që ka me kryeministrin është vetëm në favor të kryeqytetit.
“Ne kemi ndarje të detyrave në 12 drejtues të qarqeve, që janë përgjegjës për fitoren dhe humbjen. Unë jam kandidat për një nga njësitë vendore të Tiranës dhe është privilegj që kryeministri ka një vëmendje të shtuar për Tiranën. Dhe kur ai thotë që Lalin e kemi me fat është lidhja që ai ka si ish-kryebashkiak. Tiran që drejtohej nga Edi ishte ajo e 42 km katrorë. Për shumë projekte të kryera janë vizion o tij, sot kemi një Tiranë 29 herë më të madhe. Sot për ne është fat që qeveria ndihmon Tiranën, jo kompleks. Këta e kanë pasur në dorë Tiranën dhe humbën një mundësi të linin një shenjë, një shkollë. Për ne është privilegj, është mirë ku kreu i bashkisë ka një marrëdhënie speciale me kryeministrin. Thirrja ime është që çdo kryetar bashkie të ketë marrëdhënien që unë kam me Edin”, tha Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- 1 milion pemë! Veliaj: I dimë ku janë të gjitha, ata bëjnë fushatë me pemë plastike
- A duhet ta pimë ujin që na vjen në rubinet? Veliaj: Përgjegjësi e qytetarëve!
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin