Rama: Ballkani i Hapur, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor
Për kryeministrin Edi Rama, Ballkani i Hapur është e ardhmja për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë fjalës në 30-vjetorin e fondacionit “Friedrich Ebert”, Rama u ndal edhe tek integrimi i vendit në BE.
Kryeministri Edi Rama nuk ka besim se Europa do të mbajë fjalën për uljen në konferencën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë. Këtë, kreu i qeverisë e lidhi me veton bullgare.
“Kujt i shkonte mendja që do dilte Bullgaria mbasi ne kishim gjatë gjithë kohës fokusin sesi do përfundonin zgjedhjet ne Holandë dhe askush nuk mund ta parashikojë 100 % se nuk del një tjetër”, tha Rama.
Por derisa BE të hapë mundësinë për integrimin e Shqipërisë, kryeministri thotë se është i fokusuar te nisma “Open Balkan”.
“Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur dhe pa diskutim të gjithe do e përqafojnë këtë ide hap pas hapi. Kjo është e ardhmja, nuk ka asnjë mundësi tjetër që përveçse të hapemi plotësisht me njeri-tjetrin”, tha kryeministri.
Iniciativën Open Balkan, e njohur deri vonë si “mini-Shengeni ballkanik”, deri tani e përkrahin vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kosova refuzon të jetë pjesë e kësaj iniciative ndërsa Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina kanë thënë se do të jenë vetëm spektatore.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet