“Rama barrikadë kundër SPAK”, Sulo: Nuk do lejojë më arrestime
Gazetari Arjon Sulo tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se Rama është pozicionuar kundër SPAK që me arrestimin e kryebashkiakut Erion veliaj për të mos lejuar më asnjë arrestim të njerëzve të tij.
Sipas tij, kryeministri po e pengon dhe intimidon drejtësinë dhe mesazhin për SPAK e dha në mitingun që bëri me administratën e bashkisë disa ditë më parë.
“SPAK ka 10 standarde me nxjerrjen e dosjeve, Çyrbjas nuk ja nxori dosjen, Tan Hoxhës ja nxori, ka probleme shumë të rënda. Pse Rama po i shfrytëzon këto dhe ku do të dalë? Ai do t’i vërë bllokadë SPAK pas arrestimit të Erion Veliajt që t’i thotë ky është i fundit. Ne lexojmë pengimin që i po i bën drejtësisë, po e pengon, po e intimidon, ka propozuar një konsulencë ndërkombëtare që SPAK ta bëjë mirë hetimin e tenderëve se po ‘na fut të gjithë në një thes’. Mitingu i të enjtes së kaluar ishte antimitingu te SPAK, përmbajtjen e ka më të egër se mitingu i Veliajt, përmbajtja është; ti nuk do arrestosh më asnjë se unë e kam bërë reformën në drejtësi, nuk të lejoj më”, tha Sula.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues