Rama, Basha dhe Berisha e mbyllin fushatën në Shkodër

4 Mars 2022 | 17:11

Në orën 12:00 të mbrëmjes së sotme mbyllet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Shtëpisë së Lirisë, këtë të premte zhvilluan takimet e fundit me qytetarët për t’u kërkuar votën në 6 mars.

Shkodra, aty ku pritet të jetë edhe gara më e fortë, do të jetë edhe vendi ku janë zhvilluar mitingjet përmbyllëse.

Bardh Spahia i ‘Shtëpisë së Lirisë’, e mbylli fushatën bashkë me Sali Berishën me një koncert në pedonalen e qytetit, në ora 16:30 ku pjesëmarrës ishin edhe të gjithë deputetët mbështetës të Komisionit të Rithemelimit.

Në të njëjtën orë, kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati e mbylli fushatën në sheshin para Bashkisë Shkodër.

I pranishëm në mbylljen e fushatës ishte edhe kryedemokrati, Lulzim Basha, i cili pas Shkodrës do shkojë drejt Durrësit për të mbyllur edhe fushatën e Luan Hotit.

Në Shkodër në ora 17:00 ishte edhe kryeministri Ramai cili mori pjesë në mbylljen e fushatës së kandidates së Partisë Socialiste, Majlinda Angoni.

Në dallim nga Basha dhe Berisha, Edi Rama ka marrë pjesë shumë pak në këtë fushatë për 6 bashki.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka mbërritur në punimet e Samitit të NATO-s në Ankara. Rama mbërritit i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ferit...
10:12 | 08/07/2026

Rama reagon sërish pë 4 mln euro që qeveria dha për koncertin e Kaney West: E bëmë që mos të turpërojmë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me debatet për financimin e koncertit të Kanye West, duke argumentuar se ndërhyrja financiare ishte e...
09:17 | 08/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026