Rama: Bashkitë do të përfshihen në procesin e legalizimit, të ngrenë grupet e punës

17 Korrik 2024 | 11:36

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të mërkurë se në procesi e legalizimit do të përfshihen dhe bashkitë e vendit.

Shefi i qeverisë, në një mbledhje të posaçme me kryebashkiakët e vendit, deklaroi se deri në shtator bashkitë duhet të ngrenë një grup pune i cili do të monitorojë procesin e legalizimit.

Rama teksa kritikoi Kadastrën për procesin e legalizimit, kërkoi nga bashkitë që të vendosin një radhë në procesin e punës, ku fillimisht të bëhet legalizimi i banesave të qytetarëve e më pas godinave të bizneseve.

“Është vendosur që bashkitë të përfshihen në procesin e legalizimit. Përfshirja e bashkive ka një rëndësi dhe një dobi sipas nesh të posaçme për faktin se jo vetëm do të shtojë forcat për të mbështetur problemin e legalizimit për qytetarët, por do të shërbejë dhe për monitorimin e punës në Kadastër që e përsëris në sektorin e legalizimeve lë shumë për të dëshiruar. Në këtë kontekst janë bashkitë që do të vendosin prioritetet dhe do të përcaktojnë ritmin e planit të punës të zyrës së legalizimit me një staf të caktuar që ju do të krijoni deri në shtator.

Nga një anë kryetarët e bashkive të mos jenë në pamundësi për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve kur ata të vijnë të ankohen, nga ana tjetër që zyrat e Kadastrës të mos kenë më monopolin e zgjidhjes së problemve të cilin për fat të keq e abuzojnë në shumë raste, herë nga indidferenca, herë nga paaftësia dhe shpeshherë për fat të keq nga krimbi i kërkesës për rryshfet. Pavarësisht të gjithë progresit të bërë, pasi procesi ka pasur progres, por një progres të pakënaqshëm në raport me regjistrimin e pronës nga ana e Kadastrës. Duhet të jemi të vetëdijshëm se përtej faktit që ligji parashikon përfundimin e procesit në 2028 për banesat duhet të bëjmë gjithçka që procesi të përshpejtohet dhe ndaj duhet të vendosim një rend për këkesat. Është e papërtypshme se disa që aplikojnë më vonë e marrin më herët se ata që kanë vite që presin. Pra ju duhet të vendosni radhë dhe së pari duhet bërë legalizimi i banesave, pastaj janë ata për biznes”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026