Rama batuta me kampionin e karatesë: Ëndrra e çdo vjehrre, por vajzën e kemi të zënë

31 Tetor 2023 | 11:35

Kampioni i karatesë, në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi u nderua këtë të martë me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”.

Gjatë ceremonisë së mbajtur në ambientet e kryeministrisë, gjatë dhënies së medialjes, kryeministri Edi Rama shkëmbeu disa batuta me sportistin.

Rama tha me humor se Alvini është ëndrra e çdo vjehrre, por shtoi se një vajzë që kanë e kanë të zënë.

Kreu i qeverisë tha se Alvini është një djalë i mrekullueshëm dhe këtë e ka parë tek mënyra si flet për prindërit dhe familjen.

“Përveçse se është djali që çdo prind do të donte të kishte, siç tha ministrja, jam i sigurt që është dhëndri që çdo vjehrrë apo vjehërr do të donte të kishte për vajzën e vet. Nuk jam këtu kandidat për t’u bërë vjehrri i tij sepse një vajzë që kemi, e kemi të zënë. Jam i bindur që edhe në këtë aspekt, ai është një djalë shumë i veçantë. Më ka bërë përshtypje, mënyra se si flet për prindërit, si përshkuan nënën dhe të atin”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026