Rama batuta me Röpke: Hajde në Shqipëri se të ofrojmë punë, përveç times

4 Prill 2025 | 10:15

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, Rama përshëndeti punën e bërë nga presidenti në largim i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.

Me nota humori, Kryeministri theksoi se zyrtarët e këtij komiteti kanë një buzëqeshje ndryshe nga ajo e zakonshme e burokratëve të BE-së, pasi, sipas tij, punojnë me shoqërinë civile dhe sindikalistët. Me ironi, Rama shtoi se edhe ai vetë do të donte të ishte një sindikalist, pasi do të kishte mundësi të kritikonte qeverinë pa pasur detyrimin për të rregulluar gjëra.

“Më duhet ta them që kanë një buzëqeshje krejt ndryshe nga buzëqeshja tipike e Brukselit. Ndoshta sepse punojnë me pjesën më të lirë të shoqërisë europiane, që janë shoqëria civile dhe sindikatat. Duhet të jetë shumë interesante të jesh një sindikalist, pasi mund të thuash çdo gjë të keqe për qeverinë dhe nuk ke për detyrë të ndreqësh asgjë. Do doja shumë të isha një sindikalist dhe do të isha dhimbja më e madhe e kokës për qeverinë që drejtohej nga unë.”

Rama përmbylli fjalën e tij duke vlerësuar Röpke si një mik të madh të Shqipërisë, ndërsa theksoi se puna e tij nuk do të fshihet me largimin nga posti, por do të mbetet një themeli i fortë për bashkëpunimin e mëtejshëm.

“Presidenti Röpke është një prej miqve më të dashur të Shqipërisë dhe është fati më i mirë që na ka rënë. Ai së shpejti do të ndërrohet, por ajo që ka ndërtuar nuk do të shkatërrohet, përkundrazi do të shërbejë si një themel për të vijuar më tej.”

Me humor, Rama i ofroi Röpke-s edhe një “pozicion pune” në Shqipëri, duke i lënë të hapura të gjitha mundësitë përveç postit të tij si kryeministër.

“Faleminderit zoti president, keni qenë një sindikalist i vërtetë, duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne, duke përdorur teknikat tuaja që ne i vlerësojmë shumë. Nuk e di cila do të jetë puna juaj e ardhshme, por të jeni i sigurt që Shqipëria do t’ju ofrojë një punë nëse Brukseli do të hakmerret dhe do të përpiqet t’ju lërë pas dore. Sa herë të keni nevojë për punë, ejani në Shqipëri, mund t’ju ofroj çdo punë, përveç timen.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026