Rama dhe Balluku inspektojnë kantierin e rrugës Ndroq-Plepa, kur përfundojnë punimet
Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektuan punimet në kantierin e rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, një projekt që është në fazën e parë të rindërtimit dhe do të vazhdojë në tre faza.
Ministrja Balluku tha se faza e parë e projektit është parashikuar të përfundojë më 16 maj të vitit 2026, por pritshmëritë dhe synimet janë që të mbyllet para kohe, konkretisht në fundin e vitit 2025.
“Afati i përfundimit është 16 maji 2026, por synojmë ta mbyllim më 31 dhjetor 2025 fazën e parë. Me alokimin e buxhetit të ri, do të hapen dy fazat e tjera të këtij aksi Kombinat-Plepa”, tha Balluku.
Ministrja shtoi se një pjesë e rëndësishme e investimit është edhe rindërtimi i Urës së Beshirit, e cila do të eliminojë kthesat e ngushta dhe do të rrisë sigurinë rrugore.
Ajo theksoi se nga rrugë rurale, kjo do të kthehet në një rrugë të kategorisë C, ndërsa ura e re do të bëhet pjesë e projektit të Bankës Botërore për ndërtimin e urave.
“Ura e Beshirit do të ndërtohet komplet e re, 1.6 kilometra urë që do të eliminojë të gjitha kthesat. Kjo do të jetë një rrugë e kategorisë C, ku shpejtësia do të arrijë deri në 100 km në orë, sigurisht duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor,” tha Balluku.
Ndërkohë, kryeministri Rama lidhur me këtë projekt infrastrukturor u shpreh se do të jetë një aks me profil turistik.
“Është një nga akset e shumëkërkuara që i erdhi radha dhe do të jetë një aks me profil turistik. Ne besojmë shumë që zhvillimi i agroturizmit do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë e kryeqytetit dhe për ekonominë familjare këtu, pasi është një zonë që do të përfitojë shumë nga rritja e turizmit dhe flukset që shkojnë drejt Tiranës apo Durrësit,” theksoi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet