Rama- Berishës: Asnjë anëtar i familjes time s’ka përfituar nga fondet publike

24 Nëntor 2023 | 14:34

Kreu i qeverisë Edi Rama në një deklaratë për mediat i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës se anëtarët e familjes së kryeministrit kanë përfituar nga fondet publike.

Kreu i qeverisë, nuk hezitoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve duke thënë se as ai dhe as familjarët e tij s’kanë marrë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit për udhëtimet personale.

Më tej ai theksoi se si udhëtojnë ai dhe anëtarët e familjes së ti, duke mos lënë të përmend dhe faktin që Sali Berisha është i shpallur “Non Grata” nga SHBA.

“Më vini në pozitë pak të vështirë sepse nuk jam fare i prirur që të komentoj apo i përgjigjem akuzave të dikujt që është subjekt i listës së zezë së SHBA dhe Britanisë së Madhe për korrupsion madhor dhe për minim të demokracisë dhe subjekt i drejtësisë në Shqipëri. Shmangia e pyetjeve do të krijonte një keqkuptim të padrejtë në raport me personat që ti citove që janë shënjestër e kësaj mënyre shumë të ulët të të shfrytëzuarit të mundësisë për të folur në publik. Përgjigja ime është e thjeshtë: Kurrë, në asnjë rast, asnjë anëtar i familjes time nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe jo vetëm kaq por dua që ta mësojnë të gjithë  Unë dhe anëtarët e familjes time udhëtojmë në dy mënyra, në rastet e vizitave zyrtare si kryeministër me avionin përkatës dhe në të gjitha rastet e tjera me avionët e linjave si të gjithë shqiptarët, me shpenzimet e mia dhe të familjes time”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026