Rama dekoroi zjarrfikësit, reagon PD: Nuk kanë nevojë për medalje, por për mjete

27 Gusht 2025 | 14:24

Partia Demokratike ka reaguar pas ceremonisë së organizuar nga kryeministri Edi Rama, ku u shpërndanë dekorata për zjarrfikësit, pjesëtarët e emergjencave civile, policisë dhe forcave të armatosura që morën pjesë në shuarjen e zjarreve gjatë verës.

Në deklaratën e shpërndarë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, thuhet se punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë nevojë për mjete dhe infrastrukturë për t’u përballur me emergjencat, e jo për medalje.

“Punonjësit e zjarrfikësve nuk kanë nevojë për lëvdata boshe dhe medalje ari apo bronzi, por për mjete, përkujdesje, rroga, bonuse dhe mbi të gjitha respekt institucional. Kur ata dalin me degë pishash dhe lopata për të fikur zjarret, e më pas u jepen medalje, kjo është tallje, jo nderim”, thuhet në reagimin e PD-së.

Opozita akuzon qeverinë për mungesën e pajisjeve dhe fondeve të dedikuara për mbrojtjen nga zjarret, duke theksuar se zjarret e këtij viti në Shqipëri kanë shkaktuar dëme disa herë më të mëdha krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Sipas PD-së, me paratë e inceneratorëve dhe korrupsionit qeveritar, Shqipëria mund të kishte blerë dhjetëra avionë dhe helikopterë

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Ramaduro u ka shpërndarë sot punonjësve të Zjarrfikësve dhe ekipit të Emergjencave medalje ari, argjendi apo bronzi, a thua se mbrojtja e vendit dhe qytetarëve nga rreziku i zjarreve është një sport.

Ndërkohë që Partia Demokratike e vlerëson lart sakrificën, vetmohimin e pjesëtarëve, të Forcave të Armatosura, të Reparteve të Zjarrfikësve, të ekipeve të Emergjencave, në betejat me zjarret në mbarë vendin. Por ajo deklaron se ata nuk kanë nevojë për lëvdata boshe dhe medalje ari apo bronzi, nga Ramaduro dhe narko-zyrtarë të tjerë përgjegjes kryesor për demet e jashtzakonshme të zjarreve këtë verë. Por ata kanë nevojë për mjete, infrastrukturë kundër zjarrit, përkujdesje, rroga, bonuse dhe sidomos respekt njerëzor dhe institucional.

Kur Forcat e Armatosura dhe Zjarrfikësit dalin me degë pishash dhe lopata për të fikur zjarret, dhe më pas u dorëzon medalje ari, kjo është tallje, jo nderim.

Për ta çuar deri në fund komedinë mund t’u kishte dhënë ‘Lopata Ari’.

Në Shqipëri zjarret për shkak të mungesave të mëdha të mjeteve kundër tyre dëmtuan 2-3 herë më shumë se në vendet tjera.

Partia Demokratike deklaron se me:

-24 milionë euro të përdorura për çarterin privat nga Edi Rama

-130 milionë euro të vjedhura nga Edi Rama, Erion Veliaj tek djegësi i Tiranës,

-50 milionë euro të vjedhura nga Rama-Balluku në Tunelin e Llogarasë

-4 milionë euro të përdorura për Kopshtin e varur në oborrin e Kryeministrisë;

-7 milionë euro për “Giro d’Italia”;

Shqipëria mund të kishte blere 10 avionë, 5 helikopterë dhe 150 zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve dhe ajo nuk do të kishte sot atë bilanc katastrofik djegie pyjesh, kullotash dhe pasurish që pësoi.

Partia Demokratike deklaron se Ramaduro tallet kur mendon se mund ta mbyll me një ceremoni krimin shtetëror të djegies së njerzve, shtëpive bagëtive dhe të mbi 60 mijë ha pyjeve, kullotave dhe pemtoreve.

Drejtësia vonon, por nuk do të harrojë të gjithë përgjegjësitë e dëmeve madhore të zjarreve të këtij viti!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026