Rama: Dëmet do paguhen të gjitha, jo ndërtime në tokat e djegura

4 Tetor 2025 | 09:44

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë shtunë një kapitull të ri për mbrojtjen civile në vend.

Aktiviteti po zhvillohet këtë të shtunë në Farkë, ku janë të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Në fjalën e tij, Rama theksoi angazhimin e qeverisë për të garantuar kompensimin e plotë të qytetarëve që kanë pësuar dëme materiale si pasojë e zjarreve të kësaj vere. Ai nënvizoi se tashmë është përfunduar inventarizimi i plotë i dëmeve dhe të gjitha familjet që kanë humbur banesat do të dëmshpërblehen në mënyrë të drejtë dhe transparente.

“Dua të nënvizoj faktin që, ashtu si e bëmë të qartë që në momentin e nxehtë të përballjes me zjarret, angazhimi ligjor dhe human për humbjet e banesave dhe materialeve do të mbahet pikë për pikë. Tani është inventari i plotë. Të gjithë ata që kanë humbur nga zjarret banesat, krerët duhet të jenë të qetë. Do shpërblehen qindarkë më qindarkë.”-tha Rama.

Më tej Rama gjatë fjalës së tij tha se nuk do të ketë ndërtime.

“Për 30 vite nuk do të jepet asnjë leje ndërtimi në tokat që digjen.”-tha Rama, duke e cilësuar këtë si një masë parandaluese për të ndaluar shfrytëzimin e zjarreve për interesa ndërtimi.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se strategjia e re për mbrojtjen civile është pjesë e programit “Shqipëria 2030” dhe do të bazohet në tre shtylla kryesore.

“Në kuadër të këtij programi, kemi një kapitull të dedikuar për mbrojtjen civile. Tre shtyllat kryesore janë, kapitali njerëzor dhe fuqizimi i zinxhirit reagues që nga niveli i bashkive, ngritja e qendrave rajonale të emergjencës, si dhe përdorimi i inovacionit në çdo qelizë të menaxhimit të krizave përfshirë pajisje si kamerat termike”, deklaroi Vengu.

Pas ministrit Vëngu ka folur ministrja e Brendshme Albana Koçiu e cila ka njoftuar ngritjen e komandës mbi strukturën e emrgjencave civile.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026