“Rama dha sinjale për zgjedhje të parakohshme”, Koka-opozitës: Veproni me shpejtësi
Gazetari Bledian Koka komentoi në Euronews Albania gjetjet e Barometrit lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve.
Sipas tij të dhënat tregojnë se PS është një parti e koracuar rreth kryetaritm ndërsa PD është një parti e hapur ku votuesit tradicionalë nuk shohin vetëm Berishën si lider.
Koka u shpreh se fjalimin e dy ditëve më parë Rama ka dhënë sinjale për zgjedhjet e parakohshme, ndaj opozita duhet të veprojë me shpejtësi për t’u ristrukturuar.
“Rama nuk është kryeministër vetëm ose është kryeministër, është edhe kryetar i partisë, ndaj është votuar si i tillë, ka punuar dhe ka marrë një parti të madhe dhe e bëri më të madhe, e njëjta gjë është edhe për Berishën. Mendoj se PS është një parti e koracuar dhe e lidhur drejt njëshit, ndërsa të dhënat për Berishën më thonë krejt të kundërtën, që PD nuk është ajo e salduar rreth Berishës.
Rama dy ditë më parë për mua ai foli për zgjedhje të parakohshme kur tha për zgjedhjet më të afërta, edhe ajo që publikoi me videomesazhin është një kambanë që opozita duhet të lexojë me kujdes dhe të veprojë me shpejtësi”, tha Koka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë