Rama dhe Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat, thotë Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se gjatë vizitës së tij në këtë fshat, kishte komunikuar me banorët, të cilët i treguan për terrorin që kishin përjetuar gjatë operacioneve anti-drogë.
“Unë u ktheva më i impresionuar se kurrë, nga vizita ime në Lazarat. Çfarë konstatova në Lazarat? Në ato bisedime të shkurtra dhe rrëfime të banorëve të Lazaratit, unë konstatova që Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit.
Në këtë fshat, krime të vërteta me operacionin e tyre anti-drogë, bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar, t’i vendosin tytën e automatikut në gjoks fëmijës tre vjeçar, nënës që mbronte fëmijët e saj, kryeplakut të fshatit, banorëve të tjerë, një terrorizëm që Lazarati nuk e ka parë kurrë. Në Lazarat, të gjitha të dhënat janë që Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit”, theksoi kryedemokrati.
Berisha nënvizoi se shumë shpejt, PD-ja do organizojë skuadra dhe grupe hetimi për të evidentuar këto krime dhe shtoi se Rama do marrë ndëshkimin e merituar.
LEXONI GJITHASHTU
“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues