Rama: Diella është përgjegjësi e imja dhe një hap drejt modernizimit strukturor
Në një intervistë për një radio britanike, të publikuar këtë të diel, ndër të tjera, Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Diellën.
Rama tha se ajo, sigurisht, si ministre që është, është përgjegjësi e tij, ndërsa shpjegoi pse ndërmori këtë hap.
Ai u shpreh se vendi duhet të fitojë kohën e humbur ndër dekada, dhe sipas tij, Diella ka potencial shumë të madh për të performuar më mirë se të gjithë.
“Së pari ju se di dini nëse jam unë apo një version AI i imi, por sa kohë flet nga kanali i Kryeministrit, është përgjegjësia ime. Por, po, ne vendosëm të ndërmarrim këtë hap të madh sepse duam të përshpejtojmë reformat tona – reforma në funksion të modernizimit strukturor. Teknologjia e re dhe inteligjenca artificiale janë një bekim për vende si yni. Ne duhet të fitojmë kohën e humbur ndër dekada. Ajo ka një potencial shumë të madh për të performuar më mirë se të gjithë ne. Diella, që në shqip do të thotë diell, është praktikisht një diell që nuk perëndon kurrë. Ajo nuk fle, nuk lodhet dhe nuk ka interesa personale. Ajo nuk ka kushërinj – dhe këta janë një problem i madh në vendin tonë. Ajo nuk ndryshon mendje dhe nuk i intereson nëse pushohet nga puna”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 09:58 Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
- 09:56 Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg
- 09:50 Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës
- 09:50 Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë
- 09:45 Tri supersfida mbyllin sot fazën e 1/16-ës në Kupën e Botës
- 09:45 Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake