“Rama do e rrethojë Berishën me policë në selinë e PD”, Çani zbulon çfarë do ndodhë

14 Dhjetor 2023 | 22:28

Gazetari Arian Çani, në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, foli për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, pas heqjes së imunitetit nga Kuvendi.

Ai theksoi se nëse Sali Berisha zgjedhë që të bëjë arrestin në selinë e PD-së, policia duhet të rrethojë godinën, pasi nuk i lejohet që të takojë njeri.

“Le të supozojmë që Berisha do të pranojë të shkojë në PD te zyra e tij, do të vërë një krevat atje dhe do të rri atje. I bie që të rrethohet e gjithë godina. A është ky plani i Berishës? Berisha ka thënë se nuk ka shtëpi të veten, jetoj në shtëpinë e vajzës. Policia me të drejtë duhet të rrethojë godinën sepse nuk lejohet. Ka shumë të arrestuar në shtëpi që nuk i ruan policia”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026