Rama: Do krijojmë sistem sportiv që u jep mundësinë fëmijëve të ushtrojnë talentin

4 Shtator 2024 | 10:53

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria po punon për të krijuar gradualisht një sistem sportiv që do u japë mundësinë fëmijëve të shfaqin talentet e tyre.

Komentet Rama i bëri gjatë Ceremonisë Zyrtare të pritjes së medalistëve Olimpikë.

Rama tha gjithashtu se Qeveria që ai drejton është më e mira që ka parë Shqipëria në shërbim të sportit.

“Të ndërtosh një lëvizje sportive e cila arrin të ngjitet në nivele që mund të konkurrojë me dinjitet. Sepse Luiza Gega këtë herë nuk solli medalje, por ishte atje dhe nëse ne do të kemi atje më shumë atletë që do të marrin aq sa mori Luiza këtë herë, kjo do të jetë një gjë shumë e madhe për Shqipërinë. Sepse atje është gjithë planeti dhe nëse Shqipëria është edhe në 8 edhe në 16 apo 32 vendet që shkojnë sa më pranë finales, është një mision i përmbushur.

Natyrisht që hudhrat tona donin të rrifnin Spanjën, Kroacinë dhe Italinë e të vinin këtu me kupën e Europës. Por realiteti i sotëm është i tillë që na tregon se jemi në rrugën e duhur se hap pas hapi do të ndërtojmë një botë sporti dhe një sistem sportiv që t’u japë mundësinë fëmijëve që të ushtrojnë talentin e tyre.

Nuk do bëhen të gjithë kampionë, por sa më shumë fëmijë të përfshihen, aq më shumë prej tyre do qorrollepsen nga Tik Tok dhe ato broçkullat e tyre, që të krijojnë idenë se mund të fitosh kampionatin duke ngrënë patate të skuqura dhe pas çdo ndeshjeje ngrihesh 5 kg më i shëndoshë. Qeveri si kjo për sportin nuk e ka pasur sporti më parë dhe nuk ka si ta ketë më pas”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026