Bardhi replikon me Ramën se kush humbi dhe fitoi nga marrëveshja zgjedhore
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, cilësoi të shtunën marrëveshjen për reformën zgjedhore si tregues se “humbja e demokratëve në 2017-ën nuk kishte lidhje me integritetin e zgjedhjeve dhe as me marrëveshjen e 17 majit”. Komenti i tij nxiti replikën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili theksoi se në vitin 2017-të “zgjedhjet u vodhën” dhe se hetimi e dënimi i tyre është vendosur kusht nga Bashkimi Evropian.
Përmes dy postimesh në Twitter Rama u shpreh të shtunën se nuk ishte dakord me ata “që thonë se marrëveshja e re ishte humbje për Lulzim Bashën, pasi nuk fitoi asgjë nga kauzat që kishte”.
“Nuk jam dakord sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës, mandateve, bashkive është një rikthim në realitet. Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD-së në 2017-ën nuk kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i Bashës, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!” – shkroi Rama në Twitter.
Pas tij, reagoi Bardhi nga PD-ja. Ky pretendoi se Kryetari i Partisë Socialiste po mundohet “të mbajë nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore”.
“Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten! Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit Nr.5 të BE-së për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA-të,” – shkroi Bardhi në Facebook.
Lexoni gjithashtu:
Ekskluzive/ Euronews Albania zbardh marrëveshjen e porsa mbërritur për administrimin zgjedhor
Reforma Zgjedhore, ambasadorja Kim: U arrit një marrëveshje e rëndësishme
Reforma zgjedhore, Basha: Një hap përpara për zgjedhje të lira
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër