Kryeministri Rama e cilëson ‘të kopjuar’ raportin e DASH për Shqipërinë
Kryeministri, Edi Rama ka reaguar mbi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2021 për Shqipërinë.
Në një postim në Twitter, rreth 24 orës pas publikimit, Rama e cilëson raportin ‘të vjetër’ dhe ‘të kopjuar’ nga një vit më parë.
Sipas Kryeminisrit të Shqipërisë në raport nuk rezultojnë të pasqyruara arritjet që vetë DASH ka vlerësuar.
“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”, shprehet Rama.
Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit😀
— Edi Rama (@ediramaal) April 13, 2022
Në raportin e DASH, për Shqipërinë thuhet se korrupsioni është i përhapur të në gjithë shtetin.
DASH thekson se ka pasur pengim për të hetuar rastet e korrupsionit dhe hetimi i zyrtarëve të lartë në Shqipëria mbetet në nivel të ulët.
Ndër të tjera, DASH thotë se ka pasur raporte se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale janë përpjekur që të ndikonin në media.
LEXONI GJITHASHTU:
Korrupsioni në Shqipëri i përhapur në të gjithë shtetin, sipas DASH
Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali