Rama: E kemi dorën e shtrirë për të bashkëpunuar me PD-në

10 Shtator 2021 | 11:03

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në këtë mandat të tretë, PS e ka dorën e shtrirë për të bashkëpunuar me PD-në.

“Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin tonë të tretë me dorën e shtrirë dhe e kam thënë që në krye të herës, pa marrë parasysh sesi do të shkonin zhvillimet brenda PD-së dhe dora është shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të vendit dhe të gjithë atyre borxheve që ia kemi popullit dhe fëmijëve tanë”, tha kreu i qeverisë gjatë një prononcimi jashtë kuvendit.

Ai nuk komentoi vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së.

“PS ka marrë një mandat të tretë për ta çuar Shqipërinë në një nivel tjetër. PS sot është një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm të rrugëtimit të saj dhe duhet të ndjejë në të gjitha qelizat e veta përgjegjësinë e jashtëzakonshme për ta çuar Shqipërinë në një nivel tjetër”, tha kreu i qeverisë.

“PS e ka pamundur të shikojë nga lart poshtë siç po ndodh në këtë moment që po ndodh mes nesh. Përndryshe humb perspektivën dhe humb horizontin. Ne jemi lart, ne jemi shumë përpara dhe ne nuk mund të ndalojmë ta kthejmë kokën mbrapa dhe ta ulim kokën poshtë dhe për të pare çfarë ndodh mbrapa. Kushdo që të bashkohet me ne për të shkuar përpara është i mirëseardhur”, tha ai teksa u pyet sesi i komenton zhvillimet e fundit brenda PD-së.

Rama u pyet nga Euronews Albania nëse u trishtua apo u gëzua për përjashtimin e Berishës, por nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Gëzimet dhe hidhërimet janë evenimente shumë të rëndësishme në brendësinë e njeriut për t’i shpërdoruar për çështje të natyrës politike, aq më tepër për një kamp tjetër”, tha kryeministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026