Rama firmos dedikimin për gazetaren irlandeze: Nga një “vrasës” flamingosh

9 Qershor 2026 | 16:50

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarë nga vendet e BE-së, një gazetare irlandeze i kërkoi një dedikim në librin “The Albanian Files”, një botim mbi arkitekturën dhe transformimin urban të Shqipërisë, me parathënie të vetë Ramës dhe kontribute nga 60 studio arkitekturore ndërkombëtare.

Në përgjigje, Rama tha me nota humori se dedikimi do të firmosej nga “një vrasës flamingosh”.

“Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh. Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë se duket shumë e dyshimtë. Për mua, irlandezët janë njerëz që jo vetëm më pëlqejnë, por, po të zgjidhja një jetë tjetër, do të isha irlandez. Askush nuk do të çuditej pse jam kokëfortë, sepse do ta merrnin të mirëqenë”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026