Rama: E gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK-ut Ilir Metën

7 Maj 2022 | 11:11

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga SPAK që të marrë në hetim Ilir Metën, ndërsa përsëriti thirrjen për hetimin e Sali Berishës.

Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS-së, kryeministri nuk i kurseu akuzat ndaj SPAK-ut që siç tha po merret me ‘cironkat dhe jo me peshkaqenët e mëdhenj’.

Rama iu referua Ardian Dvoranit, që sipas tij ndonëse u cilësua kampion i luftës kundër korrupsionit nga Sekretari i Shtetit, u mor menjëherë në hetim nga SPAK.

Kjo sipas kryeministrit për shkak të Ilir Metës, të cilin siç tha ‘gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK’.

“Çështja e non gratës së madhe nuk është çështje e Amerikës, është e Shqipërisë. Jo hall i DASH por i popullit shqiptar. Është një sfidë që ia bëjnë drejtësisë, sensit të së drejtës në këtë vend. Dhe sado të mundohemi ne, sado hetime, gjykime, dënime të jepen ne këtë vend, nëse në këtë vend non grata madhe (Berisha) nuk shkon përpara drejtësisë ky nuk është problem i SHBA. Po ju them sot që sapo të ulemi në tryezën e negociatave, kjo do jetë kënga e re që do fillojë”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë

Kryeministri Edi Rama reagoi mbrëmjen e kësaj të enjteje duke shpërndarë deklaratën e avokatit Dorian Matlija, i cili sqaroi se distancohet nga disa forma përfaqësimi...
22:39 | 02/07/2026

Berisha: Në urgjencat e spitaleve të Tiranës, rezulton që nuk ka asnjë polic të lënduar

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një reagim në rrjetet sociale shkruan, se ministria e Brendshme ka mashtruar publikisht, pasi në urgjencat e spitaleve...
22:13 | 02/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026