Rama: Hetimi i SPAK nuk e zbeh suksesin e koncesionit të sterilizimit
Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të martë spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku ndodhet një nga 17 centralet e reja të krijuara nga koncesioni i sterilizimit.
Duke parë nga afër ndryshimet e bëra në spital, kryeministri ka theksuar se PPP e sterilizimit, ka garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, si dhe i ka kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.
Sipas kreut të qeverisë hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cenon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë.
Ai tha gjithashtu se ky hetim siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët
“Doja më tepër të vija për të shfrytëzuar këtë moment ku është bërë një konfuzion i madh për shkak të hetimit të kompanisë për procedurën e sterilizimit, midis përfitimit të madh që ka pasur sistemi dhe çfarëdo qoftë që individë të caktuar mund të kenë bërë pas shpine, që është problemi i tyre me drejtësinë.
Vetëm ulja e ditëve pas operacionit të qëndrimit në spital, ka sjellë një përfitim financiar që është më i lartë se i gjithë shpenzimi total që është bërë për këtë proces dhe e gjithë kostoja që është parashikuar për procesin”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë