Rama i emocionuar nga pritja në Paris: Do të thotë shumë për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë ku është pritur nga presidenti Emanuel Macron me nderime të larta shtetërore.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin francez Rama u shpreh i emocionuar nga pritja madhështore.
Rama u shpreh se ndihej shumë krenar për Shqipërinë dhe miqësinë me Francën pasi ishte hera e parë që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë.
“Po vij nga një përvojë e dendur para disa minutash, një ceremoni që s’e kisha imagjinuar kurrë në jetën time, që u nënshkrua me mbërritjen time në Francë në fillim të viteve ’90. Kur vija nga aeroporti, mbajta radhën gjatë për të gjetur një taksi, pastaj jetova ato vështirësi të mëdha të asaj kohe për të gjithë ata dhe ato që vinin nga Shqipëria, që kishin një pasaportë shqiptare sepse Europa nuk ishte e lehtë për ne në ato kohë. Pastaj mendoja se kisha parë gjithçka kur mbërrita një ditë i shoqëruar për të ardhur në këtë pallat për të marrë Legjionin e Nderit, por sot jam vërtetë shumë krenar, jo për veten, por krenar për Shqipërinë, për këtë miqësi mes Shqipërisë dhe Francës sepse ishte hera e parë në historinë tonë të marrëdhënieve diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë dhe të falënderoj me gjithë zemër sepse kjo do të thotë vërtetë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe për më tepër, – këtu bëmë pak shaka me ambasadorin sepse ishte një grup njerëzish, një ekip miqsh të Shqipërisë që asokohe në vitet ’90 ishin një numër shumë i vogël sa gishtat e një dore, – sot janë shumë më tepër, sot ka njerëz të shumtë që janë në Shqipëri për të investuar, për të zgjeruar ndërmarrjet e tyre dhe vërtet ky është një revolucion.
Dua të të falënderoj veçanërisht për dy gjëra; së pari për vizionin, vendosmërinë më të cilin e ke nxitur, e ke shtyrë këtyre valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Europian, duke vënë në tryezë nevojën për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi përtej rrugëve burokratike të çdo vendi.
Ne jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë, për të gjitha vendet e Ballkanit dhe Plani ynë i rritjes, që u miratua nga Parlamenti Europian është diçka që shkon në këtë drejtim, një Europë e fortë, një Europë e bashkuar, një Europë që nuk mbetet peng i mënyrave të vjetra, i metodave të vjetra tradicionale të integrimit, kur ka diçka apo asgjë.
Sot jemi në një situatë krejt të ndryshme, shumë më pozitive dhe nga ana tjetër dua të falënderoj edhe për vizitën në Shqipëri, sepse përtej vizitës, përtej kuptimit të sensit historik të vizitës, përtej momenteve shumë të bukura që kaluam së bashku ka patur një vijim, një vijim që na ka prekur dhe na ka habitur shumë, sepse janë gjëra që po ndodhin, ka projekte, ka gjëra që po marrin formë, është ekselenca franceze që po mbërrin në Shqipëri dhe tani kemi një horizont të ri, një horizont të ri të punës së përbashkët, ku kanë nisur investime të mëdha për njohjen dhe financimin francez për dy paraqet fotovoltaike të rajonit.
Është gjithashtu “Fouquet’s” që nënshkroi kontratën e parë dhe që do të hapë dyert e një sistemi të mikpritjes franceze në breg të detit të Shqipërisë, është “École 42” që po hap dyert falë mbështetjes tënde dhe falë personalitetit vërtetë të jashtëzakonshëm të zotërisë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein