‘Rama i la në baltë shqiptarët’, Basha: Shqipëria, vendi që investon më pak për kujdesin shëndetësor

3 Dhjetor 2020 | 07:29

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se Shqipëria është vendi që investon më pak për kujdesin shëndetësor. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryedemokrati thekson se nuk mund të vazhdohet kështu dhe se kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga pushteti. 

“Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor. Prandaj numri i mjekëve për frymë në Shqipëri është më i ulëti. Kjo është arsyeja pse pagat e mjekëve tanë, që tani po luftojnë në vijën e parë kundër pandemisë, janë më të ultat. Ata që e vuajnë këtë në kurrizin e tyre janë shqiptarët, të cilët paguajnë fatura të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor.

Nuk ka pse të vazhdohet kështu. Ne mund dhe duhet të investojmë më shumë në shëndetësi. Ne mund ti paguajmë më mirë mjekët dhe infermierët tanë dhe mund të shtojmë numrin e tyre. Ne mund të rimbursojmë më shumë për ilaçet dhe ti bëjmë të përballueshme për të gjithë. Të gjitha këto mund të bëhen.

Për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas. Boll më. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan kreu i PD-së. 

Dy ditë më parë, shefi i opozitës reagoi edhe për raportin e FMN-së për Shqipërinë, për të cilin u shpreh se konfirmon ndihmën financiare që qeveria duhet t’u japë familjeve shqiptare. 

Sipas Bashës, Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet. 

Lexoni gjithashtu:

Raporti i FMN-së, Basha: Konfirmoi atë që kërkojmë prej muajsh, qeveria të japë ndihmë financiare për familjet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026