Rama i përgjigjet PD për udhëtimet me charter
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Partisë Demokratike lidhur me akuzat për shpenzimet e udhëtimeve jashtë vendit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale Rama thotë se shifrat e publikuara nga PD për udhëtimet jashtë Shqipërisë janë joreale dhe se ai ka përdorur bileta ekonomike.
“Unë jam i pari kryeministër në këtë vend që udhëtimet e mia shumë të rralla private me familjen nuk i bëj kurrë me shpenzimet e shtetit…Kam përdorur ndenjëset ekonomike të Lufthanës së bashku me djalin dhe gruan time, që kanë kushtuar 345 euro”, shprehet Rama në një video të postuar në faqen e vet në Facebook ku i përgjigjet pyetjeve të PD lidhur me udhëtimin e fundit.
Disa ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shfrytëzon postin për udhëtime nëpër botë me avion charter, me të cilin së fundmi ka harxhuar deri në 150 mijë euro karburant.
“Para dy ditësh shkoi dhe erdhi diku me charter dhe nuk njoftoi shqiptarët për çfarë po i harxhonte ato 120 apo 150 mijë euro karburant”, u shpreh Basha në Kuvend.
LEXONI GJITHASHTU:
Basha: Rama lëviz me avion çarter, harxhon deri në 150 mijë euro karburant
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit
- 14:15 SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
- 14:04 Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë