Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh

27 Prill 2026 | 14:50

Kryeministri Rama i është përgjigjur Spiropalit në mbledhjen e grupit parlamentar pas postimeve të saj në rrjetet sociale.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryeministri Rama, teksa ka marrë fjalën në fund të mbledhjes, ka folur për disa minuta edhe për Elisa Spiropalin. Mësohet se Rama ka thënë: “Te puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po i drejtohem ty, Elisa.”

Rama i është drejtuar Spiropalit duke thënë: “Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra: bardhë e zi. Ose bardhë me ne, ose zi përballë nesh.”

Më tej, kryeministri ka vijuar duke thënë se kjo është përgjigje për të gjitha ato që ajo ka shkruar në rrjetet sociale.

Në fund, vetë Spiropali ka kërkuar replikë, por Rama i është përgjigjur negativisht.

“Ti s’mund të replikosh këtu, ti nuk merr më fjalë. Me ty është investuar PS dhe unë,” mësohet të ketë thënë në fund kryeministri.

Rama-Spiropalit: Heren e parë nuk erdhe ne votim.

Herën e dyte bëre çarcafin dhe herë të tretë nuk ka, del jashte ketij grupi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në Twitter një histori që dëshmon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ndër breza. Përmes një postimi, diplomatët amerikanë kanë vënë...
10:16 | 28/07/2026

Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat...
10:11 | 28/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026