Rama inspekton punimet në rrugën e Dukagjinit, kur pritet të përfundojë
Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të martë rrugën e Dukagjinit në Shkodër, ku përfshihen disa fshatra, mes tyre Kir, Nicaj-Shosh, Pepaj, Lotaj, Ndërlysaj, etj.
I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, Rama tha se rruga e Dukagjinit është një aks është shumë i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve.
Inxhinieri që po mbikqyr punimet tha se loti i parë i këtij aksi pritet të përfundojë së shpejti, ndërkohë që e gjithë rruga parashikohet të përfundojë brenda 1 viti.
“Është një segment i aksit të rrugës së Dukagjinit, loti i dytë për këtë segment që kemi filluar, prej 30 km. Punimet konsisitojnë në zgjerimin e trupit të rrugës, ndërtimit të veprave të artit dhe ndërtimit të një shtrese çakulli. Me lotin e parë prej 17 km kemi filluar punimet dhe jemi drejt përfundimit. Këtu jemi në ditët e para të mobilizimit të punimeve të kantierit. Parashikojmë që brenda vitit ky aks të përfundojë!” – shpjegoi inxhinieri i punimeve, i cili tha se rruga është pjesë e projektit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për Rrugët e Bardha.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri më tani, teksa diskutoi me ekspertët mbi detaje të projektit.
“Rrugët e bardha janë rrugë turistike në të gjithë botën, nuk është domosdoshmëri t’i hedhësh asfalt patjetër, por në proces patjetër që duhet të mirëmbahen dhe pastaj patjetër që edhe asfaltin do t’ia hedhim nuk diskutohet. Austria, Zvicra, Spanja, mos të shkojmë më lart këto që përmenda janë edhe me borë dhe ngrica kanë zona që i mbajnë vetë kështu, po kuptohet do atë mirëmbajtjen që të jetë gjithmonë në rregull. Megjithatë ne si fillim do ta bëjmë rrugë të bardhë, se nuk na le Beneti pa e bërë, pastaj do kalojmë edhe me asfalt kuptohet.” – u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë