“Strategjia e portave hyrëse nga ajri”, Balluku: Aeroporti i Vlorës po përfundon
Këtë të hënë po zhvillohet konferenca “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, ministrja e energjetikës dhe infrastrukturës, njëherazi zëvendës kryeministrja Belinda Balluku tha në fjalën e saj se arritjet e Shqipërisë në turizëm, nuk janë rastësore.
Balluku ndërsa foli për projektet e rëndësishme në vend, u ndal edhe tek aeroportet duke thënë se në aeroportin e Vlorës vitin tjetër do të ngrihen dhe do të ulen avionët e parë në këtë kohë.
“Na u desh të performonim në mënyrën më të mirë për të pasur sa më pak aksidente për të pasur kapacitete dhe të shërbenim sa më mirë. Dhe ia dolëm.
Çdo ndodh këtë vit, 14 milionë turistë është projeksioni, ne presim shumë më shumë. Ndaj kemi parë strategjinë e aviacionit civil atë të portave hyrëse nga ajri. Katër aeroporte duke nisur nga Kukësi, Tirana Vlora dhe ai i Gjirokastrës janë dhe do të jenë të disponueshme në vendin tonë. Ai i Rinasit ka qenë një aeroport me 13 mijë metra katrorë terminale, sot kemi 40 mijë metra katrorë terminale.
Ndërkohë që aeroporti i Vlorës ka një ecuri të shkëlqyer dhe në fund të këtij viti do e kemi plotësisht të dorëzuar dhe vitin tjetër do ngrihen avionët e parë. Gjithashtu në maj dy hapim dy gara për dy porte”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë