Rama: Jemi përpara me negociatat, kemi lënë pas Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë

18 Mars 2025 | 08:54

Kryeministri Edi Rama ka folur në rubrikën “Sy m’sy” lidhur me negociatat me Bashkimin Europian. Rama u shpreh se Shqipëria do ketë shansin të futet në BE dhe shqiptarët do mund të lëvizin me pasaportat e BE-së nëse qeveria e udhëhequr prej tij fiton mandatin e katërt në zgjedhjet e 11 majit.

Duke iu përgjigjur ndjekësve të cilët e kanë pyetur se përse kjo nuk është arritur më herët, Rama u shpreh se Shqipëria ndonëse e ka nisur procesin e negociatave me BE shumë më vonë se fqinjët e saj, tashmë ka përparuar dhe është më afër se to në procesin e anëtarësimit.

“Së pari më shumë se një fitore për mua personalisht, apo për Partinë Socialiste,  është një fitore për të gjithë hyrja në Bashkimin Europian. E dini kur i ka filluar negociatat Mali i Zi? Në vitin 2012, ne i kemi filluar vjet. Serbia i ka fillua negociatat në vitin 2014. E dini se ku gjendet sot Serbia dhe ku gjendemi ne në procesin e negociatave? Jemi ne përpara. E dini kur është bërë Maqedonia e Veriut kandidate për Bashkimin Europian në vitin 2005, 20 vjet më parë, akoma nuk i ka hapur negociatat. Për çfarë flisni? Çfarë e dini ju hyrjen në Bashkimin Europian?”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, duke akuzuar opozitën për përpjekje për të nxitur tensione...
15:12 | 23/07/2026