Rama: Shpenzimet për mbrojtjen në 2026 mbi pragun e NATO-s
Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të dielë në podkastin “Flasim” mbi buxhetin e mbrojtjes për vitin 2026. Ai tha se shpenzimet e mbrojtjes kanë kaluar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, mbi pragun standard të NATO-s.
Sipas kryeministrit, ky buxhet synon zhvillimin e kapaciteteve ushtarake dhe industriale në vend, përfshirë ndërtimin e industrisë vendore të mbrojtjes, prodhimin dhe eksportin, transferimin e teknologjisë dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve.
Ai përmendi gjithashtu se kjo qasje mund të ndikojë në mundësitë për punësim.
“Ministri i Mbrojtjes bëri me dije në një konferencë gjatë kësaj jave shumë detaje lidhur me buxhetin e mbrojtjes për vitin 2026, i cili e ka tejkaluar objektivin bazë të shpenzimeve për mbrojtjen, duke shkuar mbi 2% të prodhimit të brendshëm bruto, pra mbi atë pragun standard të NATO-s, që është edhe pragu standard për të gjitha vendet anëtare. Ky nivel shpenzimesh tregon, jo thjesht një shifër që është më e lartë se sa pragu, as një angazhim thjeshtë për të shpenzuar, por tregon edhe një qasje proaktive ndaj detyrimeve tona, jo vetëm ndërkombëtarisht, por edhe për të zhvilluar një industri të re të mbrojtjes. Është buxheti me investimin më serioz në mbrojtje historikisht dhe këto përmasa financimi, struktura e financimit, flasin për fillimin e një kthese strategjike afatgjatë, që nuk kufizohet më në blerje pajisjesh apo thjesht në modernizim përmes blerjeve, por synon ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme ushtarake dhe industriale këtu në vend dhe kjo qasje lidhet me një bazë vendore të industrisë së mbrojtjes, lidhet me investime në prodhim, jo vetëm për nevojat e brendshme, por edhe për eksport, lidhet transferim teknologjie dhe mirëmbajtje dhe lidhet në instancë të fundit me atë domosdoshmëri të prekshme, që tanimë mund ta adresojmë, sepse i kemi krijuar mundësitë. Është një Shqipëri tjetër me fuqi të tjera për të bërë të mundur që në sektorin e mbrojtjes shteti, jo thjesht të shpenzojë, pra, jo vetëm të shpenzojë, por edhe të fitojë dhe duke fituar të riinvestojë. Dhe duke investuar dhe riinvestuar, të rrisë edhe mundësitë për punësim cilësor të mirëpaguar”, -tha Rama.
Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur