Rama: Ka kërcënime në protestë, njerëzve nuk u lejohet të flasin

9 Qershor 2026 | 17:26

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, foli edhe për protestat që po organizohen në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë lidhur me projektin në Zvërnec. Ai u shpreh se situata bëhet argëtuese me përdorimin e memeve, përfshirjen e fëmijëve që ju duket bukur për të qenë aty dhe çdo gjë tjetër që organizohet.

Sakaq, kreu i qeverisë theksoi se projekti i Zvërnecit si vizion është paraqitur dy vjet më parë, duke theksuar se faktet mohohen dhe gënjeshtrat janë joshëse për njerëzit.

“Më duket argëtuese kur duan në fakt të shajnë për gjithkënd që ka të bëjë me mua, edhe në kuptimin literal. Megjithatë është argëtuese me përdorimin e memeve dhe çdo gjë tjetër, po themi në një kuptim pozitiv. Dhe patjetër që ka shumë fëmijë të cilëve ju duket bukur që të jenë aty, për aq kohë sa është kështu është mirë, sepse pastaj do të ndodhë përballja me realitetin dhe të gjithë do të marrin, do të nxjerrin mësime prej kësaj. Ne do të nxjerrim mësimet tona sigurisht, na duhet të mësojmë prej kësaj se si të merremi më tej me edukimin, transparencën e kështu me radhë.

Megjithatë, problemi me transparencën është që nuk funksionon kur nuk ka vëmendje. Do të çuditeshit, por Zvërneci, projekti i Zvërnecit si vizion, pra vizualisht, është paraqitur dy vjet më parë nga një arkitekt që përfaqësonte investuesit përpara sesa grupi të bëhej më i madh dhe të punonte. Kishte ca skica asokohe që ai i ka publikuar në Twitter-in e vet dhe ishin skica. Këto skica, që kurrë nuk erdhën deri te ne, por u paraqitën në një intervistë në një shfaqje televizive me një audiencë shumë të madhe, u paraqitën nga ai. Nuk kishte asnjë lloj reagimi apo asnjë reagim nga askush që thoshte “mos e prekni aty”, kjo është ajo çfarë ju thashë në fillim dhe unë e them gjithmonë që nuk ka të bëjë me ju.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarja në lidhje me deklaratat se organizatat nuk duan të flasin, Rama u shpreh se ato nuk duan të flasin, pasi për to e vërteta dhe faktet janë të mërzitshme. Sipas tij, njerëzit që dalin në protesta përballen me një lloj kërcënimi dhe kanë frikë të flasin.

“Faktet janë të mërzitshme, e vërteta është e mërzitshme, ndërkohë që gënjeshtrat janë joshëse, janë tërheqëse. Nuk lufton dot. Pse thonë “nuk duam të flasim”? Sepse nuk duan të përballen me faktet. Sepse nuk duan që ëndrra dhe ndjenja e tyre që po luftojnë për vendin të shkatërrohet nga faktet.

Kur flas për ata, flas për njerëzit. Nuk e di, nuk është se ka një organizatë që thotë “nuk duam të flasim të gjithë”. Dhe në fakt, ajo çfarë është me interes është se edhe njerëzit që duan të flasin kanë frikë sepse kërcënohen. Ka një lloj dimensioni kërcënimi në protestë. Në fakt, në çdo protestë ata kërcënohen, kërcënohen edhe fizikisht: “As mos guxoni të shkoni të flisni”. Nuk e di, është njësoj si ato sindikatat e vjetra që kush del nga radhët.

Durim! Unë kam mësuar durimin. Diçka që kurrë s’e kam pasur më parë, por e kam mësuar. Ndaj kam durim”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Krimi i organizuar po sofistikohet”, Hita: Përmes metodologjisë së Europolit po analizojmë grupet kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë të martën në aktivitetin për prezantimin e Vlerësimit të Kërcënimit nga Krimi i Organizuar...
18:47 | 09/06/2026

Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Pasi qëndruan për rreth 30 minuta në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë. Gjatë marshimit, qytetarët bën thirrje ku...
18:43 | 09/06/2026

Studimi: Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe më të mira për zemrën

Udhëzimet për ushqyerjen e shëndetshme rekomandojnë konsumin e 5 racioneve me fruta e perime çdo ditë. Por një studim i ri i publikuar në revistën...
18:06 | 09/06/2026