Rama konferencë në OKB: Do i kërkojmë Rusisë të pranojë marrëveshjen për grurin

20 Shtator 2023 | 17:05

Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë të mbajtur në New York në sallën e OKB, se kjo do të jetë një mbledhje shumë e rëndësishme në mbështetje të Ukrainës.

Ai tha se të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet jep garanci për ata që kërkojnë paqe dhe bashkëpunim ndërsa paralajmëron ata që kërkojnë konflikte.

“ Ky takim vjen në kohë dhe është i nevojshëm edhe për të ndarë ide e mendime për mënyrën më të mirë se si mund të shfrytëzojmë çdo mundësi për paqe, një paqe të drejtë të mbështetur në Kartën e Kombeve të Bashkuara  dhe në rezolutat e miratuara nga Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet duke ndalur Rusinë sot, përçon mesazhin më të mirë dhe më të drejtë te gjithkush që mendon të angazhohet në një aventurë të ngjashme nesër. Jep garanci për ata që kërkojnë paqe dhe bashkëpunim, paralajmëron ata që ëndërrojnë konfliktin dhe përballjen, pasi nëse agresioni të kishte sukses do të çonte sinjalin e fundit të botës, fundin e pashkelshmërisë së kufijve.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Rama tha se në këtë mbledhje do i kërkohet Rusisë që të pranojë marrëveshjen për kalimin e grurit në Detin e Zi.

“Këtë takim ne do ta shfrytëzojmë për t’i bërë thirrje Rusisë për të rifilluar nismën e grurit të Detit të Zi për hir të atyre qindra milionëve që kërkojnë ndihmë për ushqim dhe për jetët e tyre nga kombet e bashkuara”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026