Rama kritika në turin falenderues në Vlorë: Hipoteka këtu është turpi i Shqipërisë

27 Maj 2023 | 14:49

Në kuadër të turit falenderues për fitoren në zgjedhjet loakle, kryeministri Rama mori pjesë këtë të shtunë në një takim me simpatizantë dhe qytetarë në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e tij Rama u ndal dhe te problematikat e hasura në Hipotekën e Vlorës, të cilën e cilësoi si turpin e Partisë Socialiste në të gjithë vendin.

Ai shtoi se njerëzit e këqinj nuk duhet të kenë vend në Partinë Socialiste, pavarësisht se kë kanë mik apo krushk.

Shefi i qeverisë shtoi se PS duhet të jetë fytyra e atyre që e votuan dhe jo instrument i përfitimeve të një grupi njerëzish.

“Vlonjatët nuk erdhën në 14 maj t’i japin 71 % Ermalit se janë të lumtur me çfarë bën Hipoteka e Vlorës. Hipoteka e Vlorës është turpi i PS-së së Vlorës dhe të Shqipërisë. Mund të marr edhe shembuj nga qeveria qëndrore po të doni, për njerëz që na kanë turpëruar.

Por këta shembuj na vlejnë jo për të kthyer kokën mbrapa dhe të themi s’kemi bërë punë. Njerëzit e këqinj nuk duhet të kenë vend në asnjë vend ku PS përfaqësohet, pavarësisht se me kë janë të lidhur, kë kanë krushq dhe gjak. Është shumë e rëndësishme që PS e Vlorës të jetë fytyra e gjithë atyre që e votuan. Jo instrumenti i përfitimeve të një grushti njerëzish.

Jo rruga që disa të bëjnë parakalime me kokën lartë, duke i parë njerëzit nga lartë-poshtë. Kjo do të thotë se njerëzit e përkushtuar duhet ta gjejnë vendin në këtë komunitet. Zemra merre me qetësi se është dhe vapë”, u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026