Rama tur falënderues në Mat dhe Klos: Duke na votuar ne, na keni sfiduar

22 Maj 2023 | 15:28

Kryeministri, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi pasditen e së hënës një takim falënderues në Mat-Klos.

Rama u shpreh se është falënderues për votën plebishitare që PS mori në gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht në këtë zonë që tradicionalisht ka qenë e djathtë.

“Politika vlen dhe vota vlen dhe nuk janë të gjithë njësoj, ndryshe gjërat do shkonin keq e më keq. Në këtë votë kaq plebishitare për PS është edhe konfirmimi i besimit, por ka edhe një pritshmëri të madhe nga ne që na nderon pasi është provë se ne mund dhe do të vazhdojmë të ushqejmë sh[presën me më shumë rezultate. Ndryshimet që kanë ndodhur janë të pamjaftueshme për t’u ndalur dhe për të qenë të kënaqur. Ju na keni votuar për atë që prisni prej nesh. Këto zgjedhje janë histori ndryshimi. Dua të falënderoj dhe ata që nuk dolën në votim, sepse duke mos na votuar ne nuk bënë as tjetrën, nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë duke votuar Like floririn. Si zona tradicionalisht  të djathta, duke na votuar ne, na keni sfiduar”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026