Rama: Kush ka ndërmend të investojë në Shqipëri ta bëjë sot, nesër do jetë vonë

27 Mars 2025 | 12:20

Kryeministri Edi Rama ishte sot në eventin “Match-Maker Albania 2025” ku marrin pjesë mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, përfshirë investitorë, agjenci të zhvillimit dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë, si dhe fuqizimi i markës “Made in Albania”.

Rama u shpreh se ky është momenti që kushdo që e ka në plan të investojë në vendin tonë ta bëjë, sepse nesër gjithçka do të kushtojë më shumë.

“Për këdo që ka ardhur, duhet të kuptojë se kjo është koha për të investuar në Shqipëri, për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri sepse nesër do të jetë vonë, të gjithë do të duan të vijnë e të blejnë dhe do të jetë shumë e shtrenjtë për shumicën prej jush. Çfarëdo doni të blini e bëni, bëjeni tani. Kjo sepse është një moment ku Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është e njohur për potencialin që ka. Kur të gjithë ta marrin vesh do të jetë më e vështirë. Jemi një vend shumë i mirë për të investuar në gjithçka e për të bërë bashkë aktorë lokalë dhe ndërkombëtarë të biznesit. E fundit por jo nga rëndësia, është diçka që është shumë e lirë në Shqipëri që është gjithçka që mund të kërkojë dikush në male. Kushdo e njeh Shqipërisë përmes deteve e qyteteve, po iu them se më e mira është në male”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë

Për të 26-ën ditë me radhë kanë vijuar protestat e aktivistëve dhe qytetarëve para Kryeministrisë. Edhe këtë të enjte, pjesëmarrës të shumtë morën fjalën për...
21:13 | 25/06/2026

Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”

Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë shumë të veçantë, të quajtur “super-puffs” të cilët kanë madhësinë e Jupiterit, por një dendësi tepër të ulët, duke...
20:51 | 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026