Rama mbërrin në tokën greke, shqiptarët e presin në stadium me flamuj kuqezi
Kryeministri Edi Rama tashmë ka mbërritur në tokën greke ku pritet të zhvillojë takimin me shqiptarët të cilët jetojnë në Athinë, ai u prit nga Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga.
Rama ka mbërritur në Athinë i shoqëruar nga afërsisht 150 persona, midis tyre janë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë.
Emigrantët shqiptarë kanë mbushur sallën “Christmas Theater” në stadiumin Galatsi të Athinës në pritje të këtij takimi. Ajo që vihet re nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, është se në stadium mbizotërojnë ngjyrat kuq e zi, ndërsa mungojnë simbolet e Partisë Socialiste.
Kjo është një nga vizitat më të komentuara të kryeministrit Rama në Greqi pasi vjen në një kohë kur prej një viti marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë të tensionuara.

Sipas kryeministrit Rama kjo vizitë vjen në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe ka në fokus forcimin e lidhjeve me bashkëatdhetarët.
E megjithëse nuk është bërë asnjë përpjekje për ta ndaluar këtë takim në tokën greke, kryeministri Mitsotakis, ka deklaruar më herët se një lëvizje e tillë “mund të shmangej”.
Kujtojmë se ky takim zhvillohet fiks një vit pas burgosjes së Fredi Belerit, perzonazh i cili “u bë mollë sherri” mes Tiranës dhe Athinës zyrtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë